ZShQ, Komisariati i Librazhdit, ambient mikpritës për qytetarët – Programi SCPA

ZShQ, Komisariati i Librazhdit, ambient mikpritës për qytetarët

Zyra e Shërbimit të Qytetarëve e Komisariatit të Librazhdit, një ambient mikpritës për qytetarët

Shërbime që kanë në fokus qytetarin dhe përmirësimi i imazhit të policisë me anë të mbështetjes në infrastrukturë është një nga objektivat kryesore të Programit SCPA.

Për këtë arsye, qeveria suedeze, nëpërmjet Programit SCPA, ka financuar rikonstruksionin e plotë të ZSHQ-së së Komisariatit të Librazhdit. Ambientet e reja me një sipërfaqe gjithsej prej 140 m2  kushtuan 80.000 euro. Në të janë shtuar edhe dy zyra, njëra për të bërë intervistime ndërsa tjetra si hapësirë  e përshtatshme për të miturit dhe viktimat e dhunës në familje.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua me datë 16 korrik 2019. Atje morën pjesë zyrtarët më të lartë të institucioneve shqiptare si Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtori i DVP Elbasan, Shefi i Komisariatit dhe Zv. Ambasadorja/Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Menaxherja e Programit nga Ambasada Suedeze, ekipi i programit dhe punonjës policie. Të gjithë shprehën angazhimin e tyre për të zbatuar parimet e policimit në komunitet për të rritur bashkëpunimin me publikun dhe sigurinë.

Me këto ambiente moderne, komuniteti i zonës së Librazhdit do të ketë mundësinë që të rrisë komunikimin dhe bashkëveprimin me policinë për një mjedis më të sigurte.

Albanian