Zhvillohet trajnimi per kandidatet potencial per OSSh. – Programi SCPA

Zhvillohet trajnimi per kandidatet potencial per OSSh.

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes mes MB dhe MASR dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Akademise se Sigurisë, gjatë datave 13-14 dhe 21-22 Tetor 2020, filluan trajnimet me 36 oficerë sigurie të qarqeve te ndryshme te Shqipërisë. Trajnimi u zhvillua në mjediset e Akademisë së Sigurisë dhe është raundi i dyte I trajnimit me OSSH. Ne dallim nga raundi i pare ku u trajnuan gjithsej 150 OSSH dhe psikologe, ky trajnim u integrua me kurrikulen baze te akademisë se rendit qe zbatohet ne kursin e kandidateve potenciale për OSSH.

Trajnimi 2 ditor ishte multidisiplinar dhe u fokusua në këto tema: rritja e aftësive prezantuese, komunikimi me publikun, menaxhimi i audiencës, praktikimi i aftësive intervistuese dhe debatuese, planifikimi dhe përgatitja e prezantimeve me focus ne temave ndergjgjesuese të ndara në tre fushata : 1) parandalimi dhe lufta ndaj abuzimit me drogat pararendëse si alkooli, duhani dhe marijuana; 2) siguria rrugore dhe 3) dhuna në shkolla, bulizmi e siguria në rrjetet kompjuterike, si dhe bashkëpunimi me Ndihmës Specialistin e Policimit në Komunitet në zonën përkatëse policore.

Trajnimi ishte shume interaktiv dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktika në prezantimin e këtyre temave ndërmjet pjesëmarrësve.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësve i është dorëzuar literatura dhe materialet mbështetëse si dhe prezantimet dhe videot që janë prodhuar për këtë qëllim për tu përdorur në takimet me të rinjtë për vitin shkollor 2020-2021 e në vazhdim.

Gjithashtu pjesëmarrësit përqafuan idenë e anëtarësimit ne forumin online te OSSH-ve , i ngjashëm me forumin e NSPK për edukimin dhe punën me të rinjtë, në mënyre që ta përdorin ketë instrument virtual për shkëmbime përvojash të ndërsjella.

Albanian