Zhvillohet trajnimi i radhës me Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë. – Programi SCPA

Zhvillohet trajnimi i radhës me Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë.

Në vijim të trajnimit të vazhdueshëm të Ndihmës Specialistëve të Policimit në Komunitet për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë, Programi SCPA në bashkëpunim me Sektorin e Policimit në Komunitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në datat 14, 15 dhe 17, 18 Nentor 2022, zhvilluan trajnimin e 55 NSPK-ve nga të gjithë DVP-të.

Trajnimi u zhvillua me tre grupe në ambientet e Kolegjit të Policise në Akademinë e Sigurisë dhe kishte për qellim përditësimin e NSPK-ve me temat sensibilizuese. I gjithë ky aktivitet zhvillohet në kuadër të forcimit të rolit të tyre proaktiv dhe parandalues duke rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për sa i përket çështjeve të sigurisë.

Pjesëmarrësit u përditësuan me temat që ata do t’i prezantojnë në klasat e ndryshme të nivelit para universitar të cilat më së shumti prekin këto grup mosha si: Siguria në internet, bulizimi dhe bulizmi në rrjetet sociale, rreziqet nga përdorimi i drogës, alkoolit e duhanit, siguria në rrugë si dhe nje modul shtese: Extremizmi I dhunshem etj. Gjatë trajnimit u bënë ushtrime praktike duke përdorur teknikat e mësuara në prezantimin e këtyre temave.

Ashtu si dhe në trajnimet e tjera, pjesëmarrësit e vlerësuan shumë këtë trajnim. Me pas, Programi SCPA shperndau literaturen dhe materialet sensibilizuese me liste shpërndarje për secilin KOMISARIAT NE 12 DVP-të.

E gjithë kjo iniciativë e Programit, ndër të tjera, ka si qëllim edhe edukimin me kulturën e sigurisë të grup moshave të reja si dhe rritjen e bashkëpunimit me Policinë.

Albanian