Zhvillohet takimi themelues i grupit të punës të projektit të ndryshimeve në DVP pilot Elbasan. – Programi SCPA

Zhvillohet takimi themelues i grupit të punës të projektit të ndryshimeve në DVP pilot Elbasan.

Me date 21 Korrik 2020, u zhvillua takimi themelues i grupit të punës të projektit të ndryshimeve në DVP pilot Elbasan. Takimi u zhvillua online në platformën “ ZOOM”. Në takim morën pjesë drejtori I DVP Pilot Z. Arian Muca. 2 Zv Drejtorët, Shefi I Sallës së komandës dhe kontrollit , Shefi I Komisariatit të Elbasanit, Shefi I Policimit në Komunitet të Komisariatit të Elbasanit, Shefi I sektorit te analizës , monitorimit dhe raportimit, si dhe shefat e rendit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Elbasanit. Programi SCPA u përfaqësua nga drejtuesi i ekipit të menaxhimit Z. Ansi Shundi, Këshilltari Ndërkombëtar Policor Z Ulrich Dugas , Eksperti kombëtar dhe koordinatori i programit. Qëllimi i takimit ishte konstituimi i Grupit te projektit si dhe informimi i forumit për vizitën e fundit të Programit SCXPA ne terren, për te pare situatën e zyrave te NSPK-ve ne zonat rurale. Te gjithë te pranishmit u shprehen njëzëri se kane përpara një sfide dhe pune të vështire , por qe ne fund te vitit ishin optimiste se do te arrinin rezultate te mira. Forumi u informua se do të përgatitet një plan pune i detajuar me zëra dhe afate kohore dhe se ky grup merr një rëndësi të veçante pasi behet një instrument i fuqishëm për implementimin dhe monitorimin e ndryshimeve që priten të zbatohen në terren. Në mbyllje, të pranishmit u informuan se PMT , së shpejti do të bëjë një vizitë në fund te muajit ne DVP Elbasan për të diskutuar planin e punës me në detaje.

Albanian