Në janar 2018 ka filluar zbatimi i projekteve fituese të raundit të parë të skemës së granteve.
Në qarkun e Shkodrës (Shkodër, Pukë dhe Fushë-Arrëz) gjatë kesaj periudhe janë zbatuar kryesisht aktivitete sensibilizuese me grupe profesionistësh dhe komunitetet e shkollave përfshirë prindërit dhe trupat pedagogjike.
Në qarkun e Durrësit (Durrës, Shijak, Maminas) aktivitetet kanë konsistuar kryesisht në takime ndërgjegjësuese me të rinjtë,
Në qarkun e Fierit (Fier, Divjakë, Ballsh) aktivitetet janë përqëndruar në punën me fokus grupe të komuniteteve të ndryshme si dhe me punonjës të policisë vendore.