Workshop: Mekanizmi i Referimit, Pogradec – Programi SCPA

Workshop: Mekanizmi i Referimit, Pogradec

Shoqata “Unë, Gruaja”, në kuadër të projektit “Policia – Rol Aktiv në Mekanizmin e Referimit Pogradec”, organizoi në datën datë 16 tetor një workshop në Njësinë Administrative Proptisht dhe me date 23 tetor në Njësinë Administrative Dardhas, ku morën pjesë specialisti i policisë së zonës, Administratori dhe punonjës të Njësisë Administrative, specialistë të ndihmës ekonomike, kryeinfermierë dhe infermierë të qendrave shëndetësore, drejtues dhe mësues, koordinatoria e Dhunës me Bazë Gjinore në Bashkinë e Pogradecit, etj.

Qëllimi i workshopit ishte ngritja dhe funksionimin efektiv i Ekipit Teknik Ndërinstitucional për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në këtë Njësi. Gjatë takimit u qartësuan rolet, detyrimet ligjore të secilit institucion duke e vënë theksin  tek roli i Policisë së Shtetit dhe praktikat konkrete të bashkëpunimit me njëri-tjetrin për të parandaluar rastet e dhunës e për t’i mbështetur vikitimat në kohë e me profesionalizëm.

Proptisht: 16 Tetor 2019

Dardhas: 24 Tetor 2019

Albanian