Në kuadër të Projektit “Skuadra e Sigurisë Publike-Partner për një komunitet të Sigurt” më datë 29 Gusht në Bashkinë Patos organizata grantmarrëse Epoka e Re, realizoi një workshop-in me qëllim hartimin e Planit afat-mesëm të veprimit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në këtë bashki . Workshop-i u realizua me praninë e përfaqësuesve të KVSP së Bashkisë Patos.
Pjesëmarrësit në takim kontribuan në zbardhjen e problematikave kryesore të lidhura me sigurinë publike në territorin e bashkisë , duke lehtësuar procesin e draftimit të një plani sa më të volitshëm veprimi të këtij organi konsultativ.