Vizitë studimore në Landin e Westfalisë, Gjermani – Programi SCPA

Vizitë studimore në Landin e Westfalisë, Gjermani

Në kuadër të Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA) të financuar nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe të zbatuar në Shqipëri nga kompania FCG Sweden, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Drejtues i Lartë Gjovalin Loka, Drejtoret e DVP pilot të Elbasanit dhe të Kukësit së bashku me drejtues të tjerë të lartë dhe specialistë të Policisë së Shtetit, kryen një vizitë studimore në Landin e Westfalisë së Rinit Verior te RF të Gjermanisë në muajin Maj 2019.

Gjatë ditëve të qëndrimit në NRW të Gjermanisë, u vizituan  Drejtoritë e Policisë së Këlnit, Dortmundit, Duisburgut  dhe Warendorfit. Gjithashtu  delegacioni i Policisë Shqiptare pati rastin të vizitojë LFAP-në ( Institutin  shtetëror të arsimimit dhe trajnimit të oficereve të policisë ) në  Selm si dhe Universitetin e Policisë Gjermane, në Münster-Hiltrup

Delegacioni u njoh me punën e strukturave të rendit në përgjithësi dhe atyre të policimit në komunitet në veçanti. Me interes te veçante  u trajtuan tema të tilla si realizimi  i  PK në policinë e NRW,   shërbimet për qytetarët, detyrat e sektorit të Analizës Strategjike, Planifikimit, Monitorimit dhe vlerësimit, delegimi i detyrave, kompetencave dhe përgjegjësive, matja e proceseve, rezultateve dhe impakteve të punëve policore dhe në fund edukimi dhe  trajnimi  teoriko-praktik  për punonjësit e policisë të të gjitha niveleve

Zoti Loka, i njohu homologët me përvojën e strukturave të Policisë së Shtetit Shqiptar si dhe  progresin e arritur deri tani në këtë fushë etj.

Albanian