Vizitë pune në komisariatin e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. – Programi SCPA

Vizitë pune në komisariatin e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Në datat 09-10 Qershor 2021, një ekip i SCPA përbërë nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor Z. Ulrich Dugas, Eksperti Kombëtar dhe Koordinatori i programit bënë vizita pune në komisariatin e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, pjesë përbërëse e DVP Kukës.

Fillimisht, ekipi u takua me zëvendës drejtorin e DVP Kukës Z. Albert Pataj, i cili është njëkohësisht dhe drejtuesi i projektit të ndryshimeve për DVP Kukës. Në këtë takim u shkëmbyen mendimet për organizimin sa më të mirë të punës së Grupit të Projektit të Ndryshimeve dhe hartimin e planit të zbatimit të këtij projekti si dhe përgatitjes së raporteve të monitorimit dhe vlerësimit.

Gjatë këtyre vizitave ekipi u takua me shefin e Sektorit të Rendit Publik të DVP Kukës, Shefin e Burimeve Njerëzore të DVP Kukës, si dhe shefat e komisariateve, shefat e rendit publik, shefat e hetimit të krimit, përgjegjësit e sallës së drejtimit dhe komandës si dhe përgjegjësit e turnit të Patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Kukësit, Hasit dhe Tropojës .

Në pjesën parë të këtyre takimeve Ekipi i SCPA u informua mbi gjendjen reale të strukturave të komisariateve, të gjendjes faktike të personelit, të situatës logjistike, veçanërisht të mjeteve motorike në dispozicion, të infrastrukturës së zyrave të NSPK/SPZ-ve në zonat rurale, pajisjet kompjuterike etj.

Më pas, diskutimet u fokusuan në shpjegimin e ndryshimeve që do të fillojnë të zbatohen tashmë pas hyrjes në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për OPP-të dhe NSPK-të si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime do të sjellin jo vetëm për këto struktura por të gjithë sistemin e organizimit të punës në komisariat. Nga ana e SCPA, u këshillua që niveli drejtues i komisariateve duhet të gjejnë zgjidhje sa më të përshtatshme për rrethanat dhe kushtet e secilit komisariat me qellim zbatimin sa më efikas të planit të zbatimit të ndryshimeve. Një vend të veçante zuri dhe diskutimi rreth formateve të raportimeve dhe zbatimit të afateve kohore të raportimit

Të gjithë të pranishmit në diskutime ishin dakord që në mbledhjet e ardhshme javore, të ketë një pike të caktuar për të raportuar për progresin e punës në lidhje me zbatimin e ndryshimeve

Të pranishmit u informuan se GP për projektin e ndryshimeve do të përgatisë një plan pune të detajuar me zëra dhe afate kohore për implementimin dhe monitorimin e ndryshimeve që priten të zbatohen në terren.

Albanian