Vizite pune në komisariatet e Elbasanit Gramshit , Cërrikut dhe Peqinit. – Programi SCPA

Vizite pune në komisariatet e Elbasanit Gramshit , Cërrikut dhe Peqinit.

Në datat 2, 8 dhe 9 Prill 2021, ekipi i programit SCPA zhvilloi një vizitë pune në Komisariatin e Elbasanit, Gramshit, Cërrikut dhe Peqinit.. Ekipi i përberë nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor, eksperti vendor, dhe koordinatori i programit shoqërohej nga përfaqësues të Sektorit të Policimit në Komunitet të DPPSh.

Vizita kishte për qellim diskutimin rreth procesit të ndryshimeve që ka filluar zbatimin në Komisariatin e Elbasanit dhe me pas është shtrirë në të gjitha komisariatet e DVP Elbasan.

Vizita u zhvillua në ambientet e komisariateve të Elbasanit, Gramshit , Cërrikut dhe Peqinit. Në këto takime morën pjesë Oficerë të Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe Ndihmës Specialistë të Policimit në Komunitet (NSPK) për zonat rurale dhe urbane të komisariateve përkatëse si dhe të postës policore të Belshit.

Në takim u diskutua mbi procesin e ndryshimeve që ka filluar të zbatohet në zonën e përgjegjësisë të Komisariatit, anët pozitive të aplikimit të ndryshimeve si dhe sfidat që paraqet ky proces, në tërësi.

Një pjesë e diskutimeve u përqendruan rreth sistemit me 2 turne të NSPK-ve, kalimi gradual i disa detyrave tek Patrulla e Përgjithshme e policisë, si dhe reduktimi i turneve të gatishmërisë.

Pas këtij diskutimi ekipi i SCPA zhvilloi takime me shefat e komisariateve dhe shefat e rendit publik të komisariateve të mësipërme me të cilët diskutua për zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e ndryshimeve.

Ekspertët e programit morën në shënim sugjerimet dhe premtuan qe do ti bëjnë pjese të procesit në vazhdim.

Albanian