Më 13 Shkurt 2020 – Qendra H.A.N.A mundësoi për rreth 10 të rinj nga Njësia Administrative Balldren, një vizitë njohëse me strukturën e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit pranë Bashkisë Lezhë.
Të rinjtë u familjarizuan me përgjegjësitë e MKR në luftën kundër dhunës në familje. Një eksperiencë kjo që të rinjve do tu shërbejë për të replikuar njohuritë e marra tek bashkëmoshatarët e tyre në ditët në vazhdim.