Vizita monitoruese në komisariatet e DVP Vlorë. – Programi SCPA

Vizita monitoruese në komisariatet e DVP Vlorë.

Në datat 16-19 Maj 2022, ekipi i ekspertëve të SCPA ka zhvilluar takime vlerësuese në Komisariatet e policisë të DVP Vlorë (komisariati Vlorës, Himarës, Sarandës dhe Delvinës)

Këto takime vijnë, menjëherë pas takimeve fillestare qe janë zhvilluar me nivelin drejtues të DVP ku përveç drejtorëve të DVP-së, ishin të pranishëm dhe zv/drejtori për Sigurinë Publike qe është caktuar me funksionin Drejtues të Grupit të Projektit për Zbatimin e Ndryshimeve si dhe Shefat e Komisariateve kryesore.

Synimi i takimeve ishte të vlerësohej procesi i ndryshimeve të kryer gjatë këtyre muajve të fundit në komisariatet e varësisë.

Ekipi diskutoi me nivelin drejtues për punën e deritanishme, për rezultatet e pritshme, si dhe gjendjen aktuale ne lidhje me raportin përfundimtar lidhur me zbatimin e ndryshimeve qe përcaktohen ne udhëzimin e brendshëm të Drejtorit të DVP.

Fillimisht, në të gjitha takimet u prezantuan disa prej ndryshimeve që tashmë kanë filluar të zbatohen në terren.

Shefat e komisariateve informuan ekspertët e ekipit për hapat e ndërmarrë deri më tani për të zbatuar ndryshimet e parashikuara nga Urdhri i DP dhe Udhëzimi i Brendshëm i DVP-së. Ato shpjeguan në detaje disa nga ndryshimet e zbatuara.

Albanian