Vazhdon puna për hartimin e draft PSV-ve për NSPK dhe Patrullën e Përgjithshme. – Programi SCPA

Vazhdon puna për hartimin e draft PSV-ve për NSPK dhe Patrullën e Përgjithshme.

Gjatë periudhës Mars-Prill 2020, ekspertët e Programit SCPA kanë punuar për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit për NSPK/SPZ dhe për Patrullën e Përgjithshme në kuadër të Zonës Policore. Hartimi i këtyre dokumenteve vjen si rrjedhojë logjike e hapave të ndërmarrë në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr. 1023, datë 09/07/2019, “ Për rishikimin e përshkrimeve të punës dhe funksioneve dhe dokumenteve të NSPK”, dhe në përputhje me vendimet e marra nga Grupi Teknik i punës i ngritur për ketë qellim. Sipas këtyre vendimeve, u punua për raportin mbi gjendjen aktuale të NSPK i cili doli me propozime konkrete: u punuan përshkrimet e reja të punës për NSPK-të dhe Patrullën e Përgjithshme; dhe me pas u vendos që ndryshimet e parashikuara do të fillonin të zbatohen në formë pilotimi në DVP Elbasan. Ky proces tashmë ka filluar zbatimin në terren, por për arsye të shpalljes gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për të përballuar Pandeminë Covid –19, është shtyre për një kohe të mëvonshme. Me hartimin dhe aprovimin e PSV-ve normohet puna e subjekteve të mësipërme në përputhje me standardet bashkëkohore dhe propozimet e GTP dhe fillohet realisht pilotimi i modelit të PK ne DVP Pilot të Elbasanit.

Albanian