Vazhdojnë takimet në komisariatet DVP-ve të rajonit të veriut. – Programi SCPA

Vazhdojnë takimet në komisariatet DVP-ve të rajonit të veriut.

Në fillim të muajit korrik, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri disa riorganizime në nivel qendror e vendor në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend. Me qëllim prezantimin me drejtorët e porsa emëruar dhe përditësimin e tyre me aktivitetet e kryera deri tani, në datat 14-15 korrik 2021, ekipi i ekspertëve të SCPA zhvilloi takime në DVP Lezhë dhe Kukës. Takimet e para u mbajtën me drejtorin e sapoemëruar të DVP Lezhë , Z. Lorenc Shehu dhe drejtorin e DVP Kukës Z. Hamdi Fjore. Në këto takime ishin të pranishëm dhe zëvendësdrejtorët përkatës për Sigurinë Publike të DVP Lezhë dhe Kukës të cilët kanë dhe atributet e Drejtuesve të Grupit të Projektit për Zbatimin e ndryshimeve. Pasi paraqiti një ekspoze të punës së deritanishme, Ekipi diskutoi me të dy drejtorët mbi rezultatet e pritshme, mënyrën e implementimit të ndryshimeve dhe afatet kohore të zbatimit. Të gjitha palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e reformimit me një ritëm të shtuar, në mënyrë që të rrisin policimin në komunitet në parametrat e kërkuara .
Pas këtyre takimeve , Ekipi i SCPA organizoi takime në komisariatin e Lezhës dhe te Kukësit. Ne këto takime morën pjese shefat e komisariateve, dhe shefat e seksioneve të rendit publik. Në këto takime u adresuan një sërë çështjesh, siç janë zbatimi i sistemit me dy turne për SPZ-të, heqja e turneve të gatishmërisë gjatë natës, aty ku është e mundur, përshtatja e OPP-ve me detyrat e reja, sipas përshkrimeve të punës, etj. Ekspertët shpjeguan se është e një rëndësie thelbësore që të ketë një rol më aktiv të OPP-ve në menaxhimin e të gjithë rrjedhës së punës në vend -ngjarje.
Shefat e komisariateve informuan ekspertët për hapat e ndërmarrë deri më tani për të zbatuar ndryshimet e parashikuara nga Urdhri i DP dhe Udhëzimi i Brendshëm i DVP-së. Ato shpjeguan në detaje disa nga ndryshimet e zbatuara. Ata e shohin të domosdoshme qe SPZ-të të merren me detyrat e tyre kryesore dhe Patrulla e Përgjithshme të jetë përgjegjëse për menaxhimin në vend ngjarje të rasteve urgjente, por realiteti është, që aktualisht pothuajse të gjithë burimet njerëzore angazhohen me sigurinë e turistëve, kontrollin e territorit për narkotikë dhe trajtimin e konflikteve. Për shkak të këtij fakti ato mund të jenë në gjendje të vazhdojnë me të gjitha ndryshimet vetëm duke filluar nga shtatori.

Albanian