Vazhdojnë takimet mbi fenomenin e dhunës me gjimnazistë të Pogradecit. – Programi SCPA

Vazhdojnë takimet mbi fenomenin e dhunës me gjimnazistë të Pogradecit.

Shoqata “Unë, Gruaja” në datën 22 prill 2022 realizoi takimin e radhës në gjimnazin “Muharrem Çollaku”, Pogradec. Në këtë takim morën pjesë nxënës, mësues, oficeri i policimit në komunitet nga komisariati i policisë Pogradec, dhe përfaqësues nga organizata “Unë, Gruaja”. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe sensibilizimi i të rinjve mbi fenomenet e dhunës, konflikteve midis nxënëseve dhe përfshirja e tyre në kundravajtje dhe vepra penale, dhunës në internet dhe krimin kibernetik, ngacmimet në rrjetet sociale dhe ku duhet të drejtohen për të kërkuar ndihmë, etj. Gjatë takimit u vu theksi tek partneriteti me policinë, informimin ligjor për nxënësit, mësuesit dhe bashkëpunimi me këto institucione për të reduktuar fenomene të tilla si dhuna në familje dhe jo vetëm. Gjithashtu u sollën raste konkrete të trajtimit të rasteve si nga punonjësi i policisë ashtu dhe nga stafi i organizatës. Kuadri ligjor për dhunën në familje, UPMM,UMM,UM, ngacmimet dhe përndjekja në internet, ngacmimet seksuale tek të miturit, etj. Ishin pjesë e temave të trajtuara gjatë takimit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit ” “Polici, Institucione dhe Shoqëri Civile së bashku për Sigurinë Publike”.

Albanian