Më datën 26 Shkurt, Qendra Psiko – Sociale ”Vatra”, zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës, organizata të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të mediave.
Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave e vështirësive për ofrimin e shërbimeve mbështetëse ndaj viktimave të dhunës në rrethin e Vlorës, mbi identifikimin e nevojave të tyre në Bashkitë Himarë, Selenicë dhe Vlorë, me qëllim përmirësimin e asistencës si dhe u bë prezantimi i rezultateve dhe gjetjeve gjatë implementimit të projektit në njësitë administrative të bashkive Vlorë, Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë.