Trajnimi i NSPK të DVP Gjirokastër – Programi SCPA

Trajnimi i NSPK të DVP Gjirokastër

Nga data 23-26 prill, 2019, u zhvillua trajnimi i NSPK-ve të  DVP Gjirokastër.  Trajnimi u zhvillua paralelisht në Gjirokastër dhe Përmet. Në Gjirokastër  u përfshinë NSPK-të e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës dhe atij të Delvinës me rreth 18 pjesëmarrës  ndërsa në Përmet  ishin 19 NSPK nga Komisariati i Telepenës, Përmetit dhe Postave të Memaliaj dhe Këlcyrës.

Qëllimi i këtij trajnimi është  rritja e aftësive profesionale për policimin në komunitet.

Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si PK si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj.

Një hapësire e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-së, si dhe parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimi i brendshëm ne zonat policore si dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin te shkëmbenin eksperiencat e tyre si edhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe te rajonit.

Ata e vlerësuan angazhimin, dhe si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehen dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme ne te ardhmen.

Albanian