Trajnimi i grupit të tretë NSPK, DVP Vlorë – Programi SCPA

Trajnimi i grupit të tretë NSPK, DVP Vlorë

Nga data 9-12 Prill, 2019, u zhvillua në Sarandë trajnimi 4 ditor i NSPK-ve të  grupit të tretë të DVP Vlorë. Në trajnim morën pjesë 18 ndihmës specialistë të Policimit në komunitet të komisariatit të Sarandës dhe të Himarës me qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet.

Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si PK si filozofia, sistemi dhe elementet e PK etj.

Një hapësire e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-së, si dhe parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimit të brendshëm në zonat policore si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbenin eksperiencat e tyre si edhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe te rajonit.

Ata e vlerësuan angazhimin, si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehen dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme në të ardhmen.

Albanian