Trajnime webinar me përfaqësues të rreth 20 organizatave jo-qeveritare, në kuadër të zbatimit të Skemës së Granteve. – Programi SCPA

Trajnime webinar me përfaqësues të rreth 20 organizatave jo-qeveritare, në kuadër të zbatimit të Skemës së Granteve.

Gjatë muaji prill PMT organizoi tre trajnime webinar me përfaqësues të rreth 20 organizatave jo-qeveritare, zbatuese të projekteve të raundit të tretë dhe të katërt të Skemës se Granteve. Takimet virtuale u zhvilluan përgjatë datave 27,28 dhe 30 prill 2020, nëpërmjet platformës Zoom. Seancat trajnuese u përqendruan kryesisht tek njohuritë e përgjithshme mbi punën online ose punën në distancë, menaxhimi dhe përdorimi i disa veglave për të zbatuar punën online, si dhe disa shembuj praktik në lidhje me këtë. Pjesëmarrësit vlerësuan pozitivisht këto trajnime dhe i gjeten te përshtatshme për punën e tyre. Trajnimet u fokusuan në rritjen e efikasitetit dhe të fleksibilitetit, sidomos në menaxhimin më efektiv të njerëzve në distancë, menaxhimin e dokumenteve, si dhe përfitimi i njohurive në përdorimin e disa teknologjive që mundësojnë këtë proces.Trajnimi vazhdon edhe gjate muajit maj me seanca mentorimi individual të disa shoqatave.

Albanian