Trajnime të OS mbi fushatat ndërgjegjësuese në shkollat e mesme – Programi SCPA

Trajnime të OS mbi fushatat ndërgjegjësuese në shkollat e mesme

Ne zbatim te planit te aprovuar të trajnimeve, gjatë datave 03-06 Mars 2020, u zhvilluan trajnimet me 31 oficerë sigurie dhe psikologë te qarkut të Shkodres, Lezhes, Kukesit dhe te Dibres.

Trajnimi 2 ditor ishte multidisiplinar dhe u fokusua në këto tema: Rritja e aftësive prezantuese, komunikimi me publikun, menaxhimi i audiencës, praktikimi i aftësitë intervistuese dhe debatuese, planifikimi dhe përgatitja e prezantimeve dhe – prezantimi me përmbajtjen e temave informuese  të ndara në tre fushata : 1) parandalimi dhe lufta ndaj abuzimit me drogat pararendëse si alkooli, duhani dhe marijuana; 2) siguria rrugore  dhe 3) dhuna në shkolla, bulizmi e siguria në rrjetet kompjuterike. Një vëmendje e veçante iu kushtua temës së sigurisë rrugore, e cila përkon dhe me nismën e Ministrisë së Brendshme për rritjen e sigurisë rrugore gjatë këtij viti.

Trajnimi ishte shume interaktiv dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktika në prezantimin e këtyre temave ndërmjet pjesëmarrësve. Në fund, pjesëmarrësve ju dorëzua literatura dhe materialet mbështetëse si dhe prezantimet dhe videot që janë prodhuar për këtë qellim për tu përdorur në takimet me të rinjtë.

Me fillimin e këtyre trajnimeve që do të përfshijnë afërsisht 180 oficerë sigurie dhe psikologë, Programi SCPA parashikon përfshirjen e sa më shume nxënësve në këto fushata ndërgjegjësimi jo vetëm në klasat e 6-ta por dhe shtrirjen e këtij grupi aktivitetesh në shkollat e mesme në rang vendi. Po ashtu, synohet rritja e bashkëpunimit të dy partnerëve kyç në këto grup aktivitetesh: ndihmës specialistët e policimit në komunitet (NSPK) dhe oficerëve të sigurisë në shkolla, me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e kulturës mbi çështjet e sigurisë në këto grup mosha.

Albanian