Trajnimi me temë ”Ndryshimet ligjore në adresimin e dhunës në familje” u zhvillua në datat 12 dhe 13 prill me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Ky trajnim organizohet nga programi SCPA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. 50 oficerë policie të DVP-së Fier, kryesisht ndihmës specialistë të policimit në komunitet dhe specialistë të krimeve në komisariatet në varësi, u trajnuan mbi ndryshimet dhe përmirësimet për periudhën 2018-2021 të kuadrit ligjor mbi dhunën në familje.
Qëllimi i trajnimit ishte rritja e aftësive të punonjësve të policisë së shtetit për të kryer vlerësime të strukturuara të rrezikut dhe zbatimi i dispozitave ligjore specifike të përfshira së fundmi në ligjin për DhF. Procedurat e vlerësimit të rrezikut synojnë të ndihmojnë punonjësit e policisë që të analizojnë me më shumë objektivizëm situata konkrete si dhe të identifikojnë nivelin e rrezikut aktual për rritjen e sigurisë së viktimave të DHF dhe DHBGJ.