Trajnime “CyberCamp Tirana Bootcamp” – Programi SCPA

Trajnime “CyberCamp Tirana Bootcamp”

Gjatë datave 20, 21 dhe 22 Maj 2019, Qendra për Teknologji Biznesi dhe Drejtim (CBTL) në kuadër të projektit “CyberCamp Tirana”, organizoi trajnimin 3-ditor të “CyberCamp Tirana Bootcamp” me një serie sesionesh të njëpasnjëshme të fokusuara në sigurinë dhe krimin kibernetik.

52 pjesëmarrësit e përzgjedhur nga 120 aplikantë online ishin nxënës dhe studentë të profileve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Inxhinierisë së Informatikës, Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës Ekonomike nga universitete shtetërore dhe private, të viteve të ndryshme bachelor dhe master.

Gjatë seancave u diskutua gjithashtu mbi ligjet në fuqi për të drejtat dhe siguritë e elementëve biometrikë dhe  teknologjitë të reja që cdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e pashmangshme e jetëve tona.

Albanian