Trajnim për Dhunën në Familje në Tiranë. – Programi SCPA

Trajnim për Dhunën në Familje në Tiranë.

Më datë 3 shtator, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare organizoi një trajnim me ndërlidhës komuniteti dhe administrator pallatesh të njësisë nr 8 të Tiranës, mbi parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Pjesëmarrësit në trajnim u informuan mbi urdhrat e mbrojtjes, veprën penale të dhunës në familje, skemën e ndihmës ekonomike për viktimat e kësaj dhune etj., si dhe shërbime të tjera mbështetjeje që ata mund tu japin viktimave të dhunës në familje. Pjesëmarrësit sollën raste konkrete të dhunës në familje të ndjekura nga vetë ata, të cilat ende nuk kishin gjetur zgjidhje. Rastet dhe zgjidhjet e mundshme u diskutuan në grup. Ndërlidhësit në komunitet janë një hallkë e rëndësishme e institucioneve të përfshira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Albanian