Trajnim: “Ndryshimet ligjore për adresimin e DHF” – Programi SCPA

Trajnim: “Ndryshimet ligjore për adresimin e DHF”

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në bashkepunim me DVP Lezhë, organizoi më datë 27 janar 2020 trajnimin me temë “Ndryshimet ligjore për adresimin e DHF” me oficerë të policisë së kësaj drejtorie. Trajnimi u realizua në kuadër të projektit “Policia në shërbim të komunitetit për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në Lezhë” që financohet nga programi SCPA.

Trajnimi mblodhi së bashku 20 specialistë të policimit në komunitet të cilët operojnë në Lezhë. Pjesëmarrësit adresuan kryesisht nevojën per sqarime në lidhje me ndryshimet e fundit te ligjit 9669, vlerësimin e riskut, etj, si dhe nevojën e shtrirjes së sistemit të referimit në bashkinë Lezhë dhe bërjes funksionale të mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje përmes forcimit të kapaciteteve të anetareve te këtij mekanizmi, i cili do të ndikonte në mbështetjen më të mirë me shërbime për viktimat dhe të mbijetuarat nga dhuna në familje.

Albanian