Trajnim me Zyrat e Shtypit të DVP – Programi SCPA

Trajnim me Zyrat e Shtypit të DVP

Në datat 25-26-27 Prill 2018, PMT në bashkëpunim me sektorin e Medias në DPPSH, organizuan një trajnim 3 ditor me zëdhënësit e Zyrave të Shtypit në 12 DVP-të.

Ekspertë vendorë dhe nga Policia Gjermane trajtuan tema teorike dhe praktike mbi Policimit në Komunitet të tilla si: ndërtimi i komunikimit në organizatë, rregullat e shkrimit në korrespondencën e punës, formatet e komunikimit të brendshëm, plani i komunikimit, shkrimi i lajmeve për mediat sociale dhe kanalet e komunikimit.

Në planin praktik u trajtuan: roli dhe rëndësia e mediave (sociale) gjatë operacioneve konkrete (amok, marrja peng) dhe 10 rregullat për mënyrën e trajtimit të mediave të ilustruara me raste dhe aktorë e tjerë të komunitetit etj

Albanian