Trajnim me grupin e parë të OPP-ve të DVP Elbasan. – Programi SCPA

Trajnim me grupin e parë të OPP-ve të DVP Elbasan.

Në datat 21 dhe 22 mars 2022, u zhvillua seminari në formë trajnimi në DVP Elbasan.

Në ketë seminar morën pjesë përkatësisht 19 oficerë të Patrullës së Përgjithshme nga te gjitha komisariatet e varësisë te DVP Elbasan si dhe 2 Specialistë Rendi dhe një ndihmës specialist nga salla e drejtimit dhe komandimit të komisariatit te Elbasanit.

Ekipi i SCPA përbëhej nga eksperti vendor dhe koordinatori i SCPA. Objektivi i seminarit ishte forcimi i rolit të patrullës së përgjithshme sa u takon detyrave që mbart ky funksion dhe konsolidimin e zbatimit të tyre në praktikë në lidhje me ndryshimet qe janë aplikuar në kuadër të projektit të ndryshimeve. Ky projekt ka i cili ka filluar fillimisht në DVP Pilot Elbasan është paraprirë nga një trajnim i të gjithë NSPK-SPZ-ve të vendit. Me pas trajnimi ka vazhduar me specialistët e rendit me funksion përgjegjës turni të OPP-ve dhe specialistët/operatorët e sallave të drejtimit dhe komandimit i cili do të vazhdojë me DVP -të e Jugut. Me fillimin e trajnimit me OPP-të përmbushet synimi që ndryshimet të zbatohen nga të gjitha strukturat pasi nëse preket një pjesë e sistemit detyrimisht influencohet i gjithë sistemi.

Gjatë seminarit bashkëbiseduesit trajtuan gjerësisht ndryshimet që janë duke u zbatuar me hyrjen në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për Oficerët e Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe Ndihmës-Specialistëve të Policimit në Komunitet (NSPK), si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime kanë sjellë jo vetëm për këto struktura por edhe për të gjithë zinxhirin e komandës.

Këto grup seminaresh synojnë:

të rrisin kuptimin e kompetencave profesionale të Përgjegjësve të Turnit të Patrullës;
të identifikojnë e forcojnë aftësitë e tyre individuale;
të konsolidojnë më tej njohjen e detyrave të kësaj strukture;
të identifikojnë format e mbështetjes për oficerët e patrullës së përgjithshme në raste emergjente si dhe ndarjen më të mire të punës mes OPP dhe NSPK/SPZ.

Albanian