Trajnim në sektorin e analizës strategjike, Elbasan – Programi SCPA

Trajnim në sektorin e analizës strategjike, Elbasan

Në vijim të trajnimeve të vazhdueshme të sektorit të ri të analizës strategjike, monitorimit, planifikimit dhe vlerësimit (AMPV), ekspertët e EMP-së, gjatë muajit janar, kanë vazhduar trajnimet në vendin e punës të specialisteve të këtij sektori për DVP-në e Elbasanit.

Ekspertet e SCPA-së kanë asistuar kryesisht në hartimin e raporteve të progresit për vitin 2018 dhe strategjisë dhe planit të punës për vitin 2019, si edhe për hartimin e kërkesave në forme pyetësori për t’iu dërguar komisariateve dhe sektorëve të rendit ne mënyre që të reflektohen të dhënat e sondazhit të SMSK-së të kryer kohet e fundit në qarkun e Elbasanit, në planet e tyre të punës.

Paralelisht me ketë aktivitet, Ekspertet e SCPA kane vazhduar trajnimin e NSPK-ve të komisariatit të Elbasanit. Trajnimi ka konsistuar në patrullime të përbashkëta NSPK+ ekspert në terren (si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale) duke shqyrtuar rast pas rasti aktivitete të ndryshme si dhe duke ushtruar praktika të mira të trajtuara gjatë trajnimit të NSPK-ve apo dhe përvoja të kolegëve brenda sektorit. Ky trajnim do te vazhdoje dhe në muajt në vijim.

Albanian