Trajnim i Specialistëve të AMRP të DVP – Programi SCPA

Trajnim i Specialistëve të AMRP të DVP

Gjatë muajit maj, për një periudhe 2 javore, në ambientet e Akademisë se Sigurisë, u zhvillua trajnimi  I specialistëve të sektorit  të Analizës Strategjike, Monitorimit, Raportimit dhe Vlerësimit (AMRP) të 10 DVP-ve , përveç DVP-ve  pilot të Kukesit dhe Elbasanit, me të cilët është vijuar trajnimi në vendin e punës.

Ekspertët ndërkombëtarë të EMP-së në bashkëpunim me ekspertin vendor trajtuan një gamë të gjerë temash të grupuara në 5 module:

  • Moduli 1 – Analiza (analiza e situatës, analiza SWOT, analiza e problemeve);
  • Moduli 2 – Bazat e statistikës, përpunimi i tabelave/charts (Excel);
  • Moduli 3 – Operacionet e jashtëzakonshme të policisë;
  • Moduli 4 – Metoda e analizës se riskut, manaxhimi i riskut;
  • Moduli 5 – Monitorimi, vlerësimi, raportimi.

Pjesëmarrësit në trajnim i kushtuan një vëmendje të veçantë temave dhe veçanërisht përshkrimit të punës të analistit si dhe detyrave, përgjegjësive dhe kompetencave të sektorit të ri.

Trajnimi u vlerësua nga pjesëmarrësit si aktiviteti i parë i dedikuar tërësisht analizës strategjike.

Albanian