Trajnim i punonjësve të policies së Kom.5 për trajtimin e rasteve të DhF. – Programi SCPA

Trajnim i punonjësve të policies së Kom.5 për trajtimin e rasteve të DhF.

Në kuadër të Skemës së Granteve dhe në në zbatim të Projektit “Komunitet proaktiv në parandalimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”, shoqata Gender Paqe e Siguri zhvilloi një trainim në komisariatin e policisë nr 5, Kamëz. Trajnimi “Vlerësimi i riskut për dhënien e urdhrit të mënjëhershmëm të mbrojtjes” u zhvillua në ambjentet e komisariatit dhe u ndoq nga profesionistë të stukturave lokale të Policisë së Shtetit. Qëllimi i trajnimit ishte rritja e aftësive të punonjësve të policisë për të kryer vlerësime të strukturuara të riskut dhe lëshimin e UMPMM, si dhe për të kontribuar në zbatimin e njëtrajtshëm të dispozitave ligjore të përfshira në amendimin e ligjit për Dhunën në Familje.

Albanian