Trajnim i NSPK-ve të DVP Vlorë – Programi SCPA

Trajnim i NSPK-ve të DVP Vlorë

Nga data 26-30 Mars, 2019, u zhvillua në Vlore trajnimi 4 ditor i NSPK-ve të DVP Vlore. Trajnimi u zhvillua paralelisht në 2 grupe te përberë nga 17 ndihmës specialistë të Policimit ne komunitet të komisariatit te Vlores (duke perfshire dhe Postat e Policise së Orikumit dhe Selenices) me qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet.

Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si PK si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj.

Një hapësire e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-së, si dhe parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimi i brendshëm ne zonat policore si dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin te shkëmbenin eksperiencat e tyre si edhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe te rajonit.

Ata e vlerësuan angazhimin, dhe si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehen dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme ne te ardhmen.

 

Albanian