Trajnim i NSPK-ve në Fier dhe Kavajë – Programi SCPA

Trajnim i NSPK-ve në Fier dhe Kavajë

Në vijim të trajnimeve të NSPK-ve me synim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet, nga datat 28-31 Tetor 2019, u zhvilluan trajnimet 4 ditore të NSPK-ve, të DVP Fier ( grupi i pare) dhe Komisariatit të Kavajës. Në trajnim morën pjesë gjithsej 40 ndihmës specialistë të policimit në komunitet të Komisariatit të Fierit, Mallakastrës, Patosit ,Kavajës, si dhe të postës së policisë të Roskovecit Golemit dhe të Rrogozhinës.

Trajnimet kishin për qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet. Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si Policimi në Komunitet si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj. Një hapësirë e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-ve, si dhe të parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimit të brendshëm në zonat policore si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbenin eksperiencat e tyre dhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe ato të rajonit. Ata e vlerësuan angazhimin, si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehën dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme në të ardhmen.

Albanian