Trajnim i NSPK-ve. DVP Dibër – Programi SCPA

Trajnim i NSPK-ve. DVP Dibër

Në vazhdën e trajnimeve të NSPK-ve me qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet, nga datat 24-27 Shtator 2019, u zhvilluan trajnimet 4 ditore të NSPK-ve, të DVP Dibër. Në trajnim morën pjesë 30 ndihmës specialistë të Policimit në komunitet të komisariatit të Dibrës, Bulqizës dhe Matit.

Trajnimet kishin për qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet. Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si Policimi në Komunitet si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj. Një hapësirë e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-ve, si dhe të parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimit të brendshëm në zonat policore si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbenin eksperiencat e tyre dhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe ato të rajonit. Ata e vlerësuan angazhimin, si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehën dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme në të ardhmen.

Albanian