Trajnim dy ditor me SPK – Programi SCPA

Trajnim dy ditor me SPK

Në datat 25-26 Prill 2018, Ekspertët ndërkombëtarë të PMT-së në bashkëpunim me sektorin e Policimit në Komunitet në DPPSH organizuan një trajnim dy ditor me shefat e seksioneve të Policimit në Komunitet në 12 DVP-të si dhe të 6 komisariateve të DVP Tiranë.

Përveç  temave teorike mbi Policimit në Komunitet të tilla si: Policimit në Komunitet si filozofi, paradigma e ndryshimit, sistemi dhe elementet e Policimit në Komunitet,  u trajtuan në mënyre praktike tema siç ishin roli, detyrat dhe përgjegjësitë e SPK, parandalimi në rendin publik, veprimi pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimi me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

 

Albanian