Më datën 03 shkurt, Qendra Psiko – Sociale ”Vatra”, zhvilloi një trajnim për dhunën në familje dhe ndryshimet ligjore, me anëtarë të grupit teknik multidisiplinar të dhunës në familje si dhe përfaqësues të Njësive Administrative.
Gjatë këtij trajnimi, u trajtua fenomeni i dhunës në familje dhe ndryshimet dhe shtesat më të fundit në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” si dhe u diskutua rreth aktiviteteve të përbashkëta, për vitin 2020 të anëtarëve të Mekanizmit, në fushën e parandalimit të dhunës në familje.