Trajnim 4 ditor me NSPK, DVP Lezhë – Programi SCPA

Trajnim 4 ditor me NSPK, DVP Lezhë

Gjatë datave 5-8 dhe 12-15 Shkurt 2019, u zhvillua në Lezhe trajnimi i NSPK-ve të DVP Lezhe te ndare në 2 grupe prej 22 punonjësish policie (komisariatet Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit) me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për policimin në komunitet.

Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si PK si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj.

Një hapësire e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-së, si dhe parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimi i brendshëm ne zonat policore si dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin te  shkëmbenin eksperiencat e tyre  edhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe te rajonit.

Ata e vlerësuan angazhimin, dhe si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehen dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme ne te ardhmen .

Albanian