Trajnim 4 ditor i NSPK-ve të DVP Lezhë dhe Shkodër – Programi SCPA

Trajnim 4 ditor i NSPK-ve të DVP Lezhë dhe Shkodër

Nga data 26, Shkurt deri me 1 mars 2019, u zhvillua në Shkoder trajnimi  4 ditor i NSPK-ve të DVP Shkodër. Trajnimi u zhvillua paralelisht ne në 2 grupe te përberë nga 24 ndihmës specialistë të Policimit ne komunitet te komisariateve te Shkodrës, Malësisë se madhe dhe Pukës ) me qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet.

Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si PK si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj.

Një hapësire e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-së, si dhe parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimi i brendshëm ne zonat policore si dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.

Pjesëmarrësit patën rastin te shkëmbenin eksperiencat e tyre  edhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe te rajonit.

Ata e vlerësuan angazhimin, dhe si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehen dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme ne te ardhmen .

Albanian