Trainimi i rradhës për Dhunën në Familje me oficerët e policisë së DVP Lezhë. – Programi SCPA

Trainimi i rradhës për Dhunën në Familje me oficerët e policisë së DVP Lezhë.

Në vazhdën e serisë së trainimit me temë ”Ndryshimet ligjore në adresimin e dhunës në familje”, ky trainim u zhvillua në datat 19 dhe 20 prill me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Ai organizohet nga programi SCPA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. 49 oficerë policie të DVP-së Lezhë, kryesisht ndihmës specialistë të policimit në komunitet dhe specialistë të krimeve në komisariatet në varësi, u trajnuan mbi ndryshimet dhe përmirësimet për periudhën 2018-2021 të kuadrit ligjor mbi dhunën në familje.

Qëllimi i trajnimit ishte rritja e aftësive të punonjësve të policisë së shtetit për të kryer vlerësime të strukturuara të rrezikut dhe zbatimi i dispozitave ligjore specifike të përfshira së fundmi në ligjin për DhF.
Procedurat e vlerësimit të rrezikut synojnë të ndihmojnë punonjësit e policisë që të analizojnë me më shumë objektivizëm situata konkrete si dhe të identifikojnë nivelin e rrezikut aktual për rritjen e sigurisë së viktimave të DHF dhe DHBGJ.

Albanian