Trainim: “Partneriteti polici – qeverisje lokale” – Programi SCPA

Trainim: “Partneriteti polici – qeverisje lokale”

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Partneriteti polici – qeverisje lokale me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve për parandalimin dhe adresimin e rasteve të, dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”, Instituti Shqipëtar për Inovacion Social dhe Shoqata për Asistencë, Integrim dhe Zhvillim, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kukës, në datat 18-19 Prill 2019, zhvilloi  një trainim dy ditor me anëtarët e tryezës teknike të Mekanizmit Bashkërendues të Referimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Fokus i këtij trajnimi ishte rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të strukturave përgjegjëse lokale të Mekanizmit të Bashkërendimit të Punës për Referimin dhe Trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me anë të diskutimit dhe njohjes së kornizën ligjore dhe institucionale kombëtare për barazinë gjinore, prezantimi me Konventën e Stambollit dhe rekomandimet e dala nga ekipi i ekspertëve GREVIO, diskutimi mbi dhunën me bazë gjinore nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut.

Albanian