Trainim në vendin e punës, Komisariati nr.6 – Programi SCPA

Trainim në vendin e punës, Komisariati nr.6

Organizata “Në Familje, për familjen” në kuadër të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet“ në zonat rurale, qarku Tiranë, zhvilloi në datë 30 Janar 2019, seancën e radhës të trainimit në vendin e punës (coaching) me punonjësit e policisë të Komisariatit nr 6, Tiranë.

Takimi u realizua në ambjentet e reja të Komisariatit nr 6 me pjesëmarrjen e oficerëve të Policimit në Komunitet të këtij komisariati.

Gjatë seancës u diskutua mbi perceptimin e komunitetit për punën e policisë (dalë nga takimet me komunitetin) dhe qëndrimi që duhet të mbajë punonjësi i policisë për trajtimin e çështjeve dhe përmirësimin e imazhit.

Albanian