Thirrje për rehabilitimin e Sallës së Komandimit të DVP, Elbasan – Programi SCPA

Thirrje për rehabilitimin e Sallës së Komandimit të DVP, Elbasan

Në kuadër të mbështetjes logjistike për Drejtorinë Vendore Elbasan, me qëllim rritjen e efikasitetit të punës duke përdorur mjetet e duhura teknike dhe ambiente më të përshtatshme, Programi suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” do të rehabilitojë Sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Kjo sallë do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe mobilimit të plotë.

Për sa më lart, Programi Suedez shpall tenderin për kryerjen e punimeve dhe mobilimin e Sallës së Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Firmat e ndërtimit të interesuara për të marrë pjesë në tender duhet të dërgojnë një kërkese me email te info@cp-project.al, brenda datës 9 nëntor 2018, për të marrë Udhëzimet për Tenderuesit, Preventivin dhe Vizatimet Teknike.

Albanian