SCPA njoftoi aplikim për Grante: Thirrja 1 – Programi SCPA

SCPA njoftoi aplikim për Grante: Thirrja 1

Nga data 23 Tetor deri më 19 Nëntor 2017, Organizata Jofitiprurëse (OJF), konsorciume dhe Organizata me Bazë Komunitare u thirrën të paraqesnin projekt-propozimet e tyre në kuadër të Thirrjes Nr.1, e cila do zbatohet në qarqet Durrës, Shkodër dhe Fier.
(Nëntë qarqet e tjera do të mbulohen në thirrjet e ardhshme të këtij programi)

Programi ofroi dy lloj grantesh::
1- Grante deri në 15,000 € (2 për qarkun Shkodër, 1 për qarkun Durrës dhe 1 për qarkun Fier);
a) fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për të mbështetur krijimin dhe ngritjen e kapaciteteve të koalicioneve me bazë komunitare me synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Policisë së Shtetit dhe komuniteteve vendore si dhe rritjen e besimit te ndërsjelltë dhe;
b) Përmirësimin e ndërveprimit mes Policisë së Shtetit dhe aktorëve të tjerë lokalë, anëtarë të mekanizmave lokale të referimit, për rritjen e cilësisë së masave parandaluese dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Periudha e zbatimit të projektit: deri në 18 muaj

2- Grante deri në 5,000 € (nga 2 grante për secilin qark). Krijimi dhe konsolidimi i partneriteteve ndërmjet policisë, institucioneve vendore dhe komuniteteve me fokus rininë me theks të veçantë në masat parandaluese, si:
*- iniciativa në fushën e zgjidhjes së konflikteve,
*- ndërgjegjësimin, pasojat e përdorimit të drogave dhe substancave narkotike,
*- sigurinë në trafikun rrugor,
*- bulizmin dhe krimin kibernetik,
*- trafikimin e qenieve njerëzore,
*- krimet homofobike, etj;
Periudha e zbatimit të projektit: deri në 7 muaj

Albanian