Të rinjtë në Tropojë ndërgjegjësojnë për sigurinë rrugore. – Programi SCPA

Të rinjtë në Tropojë ndërgjegjësojnë për sigurinë rrugore.

Më 30 qershor, nxënësit e shkollave të Tropojës nën kujdesin dhe mbikqyrjen e policisë së trafikut rrugor, partrulluan të gjitha akset e rëndësishme të qytetit të Bajram Currit si aksin që lidhet me Luginën e Valbonës, me Kosovën, me Fierzën (tragetin) si dhe brendapërbrenda qytetit. Ky aktivitet që zhvillohet si pjesë e projektit “Siguria rrugore e fëmijëve dhe policimi në komunitet në Tropoje” e që zbatohet nga Shoqata Alpin me mbështjen e programit SCPA, do shërbejë si apel për gjithë qytetarët dhe institucionet në Tropojë për një siguri më të lartë në rrugë në zbatim të rregullave të sigurisë rrugore.  Angazhimi i bashkisë Tropojë, komisariatit të policisë, zyrës arsimore dhe institucioneve të tjera vendore për të qenë pjesë e nismave të tilla që lidhen me policimin në komunitet, ndihmon në rritjen e bashkëpunimit për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të sigurisë së përbashkët në Tropojë.

Albanian