Takimi i Pestë i Komitetit Drejtues të Programit SCPA. – Programi SCPA

Takimi i Pestë i Komitetit Drejtues të Programit SCPA.

Me datë 06.10.2020 u zhvillua takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Programit SCPA “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”. Për arsye të situatës pandemike takimi u zhvillua online, në Platformën “Zoom”.

Ne takim morën pjesë Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Albert Dervishaj dhe Zëvendës Ministrja e Brendshme Znj. Romina Kuko. Ambasada Suedeze u përfaqësua me Znj. Linda Gjermani Menaxherja e Programit. Nga FCG Sweden, takimi u ndoq nga Drejtori i Programit Z. Pontus Forberg. Morën pjesë gjithashtu me cilësinë e anëtarit të KDP Drejtori Akademisë së Sigurisë, Drejtori i AMSHC, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale si dhe të Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Drejtoret e DVP-ve Pilot të Elbasanit dhe Kukesit, respektivisht Z.Arian Muca dhe Z. Henerigert Mitri.

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ne fjalën e hapjes falënderoi Ambasadën dhe Qeverinë Suedeze për mbështetjen që iu ofrua PSh-së për të rritur kapacitetet e saj. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen dinamike të ofruar nga Programi në gjashtë muajt e fundit dhe paraqiti kërkesën për vazhdimin e mbështetjes se PSH nga qeveria Suedeze.

Në takim u prezantua Raporti i progresit të periudhës gjashtë mujore të programit, Plani i Punës për periudhën në vijim dhe buxheti përkatës. Prezantimi vazhdoi me aktivitetet që programi ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe dhe me pas, u paraqit në mënyrë të përmbledhur plani i punës se aktiviteteve për periudhën vijuese.

Zv. Ministrja e Brendshme Znj. Kuko në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi se ky program vlerësohet shumë nga MB pasi ai nuk i përket vetëm Policisë por ai ka të bëjë gjithashtu me pjesën e Pushtetit Vendor dhe me angazhimin e shoqërisë civile veçanërisht ne mbështetjen e Këshillave vendore për Sigurinë ne publik si dhe sondazhet për punën e PSh, rezultatet e te cilave do te shërbejnë për Strategjinë re për sigurinë qe pritet te përfundohet nga fundi i këtij viti.

Pas diskutimeve konstruktivë , anëtaret e KDP miratuan Planin e Punës dhe buxhetin dhe e siguruan EMP për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të përfshira në zbatimin e tyre.

Albanian