Takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike i Bashkisë së Kukësit. – Programi SCPA

Takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike i Bashkisë së Kukësit.

Gjatë muajit nëntor, nën koordinimin e Bashkisë Kukës dhe në bashkëpunim me partnerët e këtij institucioni, u mbajt takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, bashkia Kukës. Ky takim u facilitua nga organizata “Për Progres dhe Civilizim”, grantmarrëse e raundit të 5të të skemës së granteve, e cila po zbaton në Qarkun e Kukësit projektin me temë “Rritja e sigurisë publike përmes ngritjes dhe forcimit të Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP) në Qarkun e Kukёsit”
Aktiviteti u zhvillua në mjediset e qendrës “American Corner”, Kukës dhe organizimi i tij u bashkërendua nga Z. Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës dhe Z. Edmond Sulaj, Drejtor i Policisë Vendore, Qarku Kukës. Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi problematikat e sigurisë dhe çështje të rritjes së efikasitetit të punës së këtij këshilli. Diskutimet u përqëndruan gjithashtu mbi problematikat e qarkullimit rrugor brenda qytetit si dhe mbi masat e marra për përballimin e emergjencave dimërore në Bashkinë e Kukësit.
Në fjalën e tij, drejtuesi i organizates “Për Progres dhe Civilizim” bëri një paraqitje të shkurtër mbi qëllimin dhe objektivat e projektit, si dhe bashkërendimin e planit të aktiviteteve me institucionet e linjës dhe organizatat partnere.

Albanian