Takimi i katërt i Komitetit Drejtues të Programit – Programi SCPA

Takimi i katërt i Komitetit Drejtues të Programit

Më 23 Tetor 2019 u organizua takimi i katërt i Komitetit Drejtues të Programit (KDP), me pjesëmarrës- anëtarë jo vetëm nga PSh, por edhe nga ministri dhe institucione të tjera të përfshira (M. Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, M. Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Shoqata e Bashkive për Autonomi Vendore).

Ne takim morën pjesë nga Ambasada Suedeze Znj. Petra Burcher Zv. Ambasadorja/Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Znj Linda Gjermani Menaxherja e Programit si dhe drejtori i Programit Z. Pontus Forberg nga FCG Sweden.

Në takim u prezantua Raporti i progresit të periudhës gjashtë mujore të programit, Plani i Punës për periudhën në vijim dhe buxheti përkatës. Gjithashtu u prezantuan edhe aktivitetet që programi ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe.

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ne fjalën e hapjes falënderoi Ambasadën dhe Qeverinë Suedeze për mbështetjen që iu ofrua PSh-së për të rritur kapacitetet e saj. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen dinamike të ofruar nga Programi në gjashtë muajt e fundit.

Pas diskutimeve konstruktivë , anëtaret e KDP miratuan Planin e Punës  dhe buxhetin dhe e siguruan EMP për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të përfshira në zbatimin e tyre.

Albanian