Takime pune në komisariatin e Shkodrës, Kurbinit, Mirditës Pukës dhe Malësisë së Madhe. – Programi SCPA

Takime pune në komisariatin e Shkodrës, Kurbinit, Mirditës Pukës dhe Malësisë së Madhe.

Në vijim të vizitave informuese në komisariatet e DVP-ve të veriut, në datat 01, 02, 23, dhe 29 Qershor 2021, një ekip i SCPA përbërë nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor Z. Ulrich Dugas, Eksperti Kombëtar dhe Koordinatori i Programit zhvilluan takime pune në komisariatin e Shkodrës, Kurbinit, Mirditës Pukës dhe Malësisë së Madhe.
Gjatë vizitave në secilin prej komisariateve, ekipi u takua me shefat e Komisariateve si dhe shefat e rendit publik, shefat e hetimit të krimit, përgjegjësit e sallës së drejtimit dhe komandës si dhe përgjegjësit e turnit të patrullës së përgjithshme.
Gjatë këtyre takimeve ekipi i SCPA u informua mbi gjendjen reale të strukturave të komisariateve, të gjendjes faktike të personelit, të situatës logjistike, veçanërisht të mjeteve motorike në dispozicion, të infrastrukturës së zyrave të NSPK/SPZ-ve në zonat rurale, pajisjet kompjuterike dhe aksesin ne rrjetin online intranet të policisë së shtetit etj.
Më pas, diskutimet u fokusuan në shpjegimin e ndryshimeve që do të fillojnë të zbatohen tashmë pas hyrjes në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për OPP-të dhe NSPK-të si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime do të sjellin jo vetëm për këto struktura por të gjithë sistemin e organizimit të punës në komisariat. Nga ana e SCPA, u këshillua që niveli drejtues i komisariateve duhet të gjejnë zgjidhje sa më të përshtatshme për rrethanat dhe kushtet e secilit komisariat me qellim zbatimin sa më efikas të planit të zbatimit të ndryshimeve. Një vend të veçante zuri dhe diskutimi rreth formateve të raportimeve dhe zbatimit të afateve kohore të raportimit.

Albanian