Takime Online me punonjësit e policisë te caktuar për zhvillimin e temave te ndërgjegjësimit ne shkolla. – Programi SCPA

Takime Online me punonjësit e policisë te caktuar për zhvillimin e temave te ndërgjegjësimit ne shkolla.

Nga datat 03, 04, 05 Shkurt 2021, SCPA në bashkëpunim me Sektorin e Policimit në Komunitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizoi takime me 29 punonjësit e policisë të 12 DVP-ve të caktuar për të zhvilluar temat e ndërgjegjësimit në shkolla sipas moduleve të aprovuara paraprakisht nga DPPSH, MARS dhe programi SCPA.

Takimet u zhvilluan virtualisht në 3 grupe nëpërmjet platformës Zoom.

Agjenda e takimeve u fokusua ne çështjet e mëposhtme :

Përditësim i situatës ne lidhje me personelin i cili është caktuar për të realizuar temat e ndërgjegjësimit në komisariatet përkatëse ( problematikat nëse ka ).
Përditësim I situatës logjistike. Gjendja e shpërndarjes së pajisjeve. Identifikimi i punonjësve që s’kane marra akoma pajisjet ne përdorim?
A ka filluar zhvillimi i temave ndërgjegjesuese në shkolla ?. Cilat janë arsyet e vonesave ?
Identifikimi i punonjësve të policisë të caktuar për temat e ndërgjegjësimit që nuk janë trajnuar dhe certifikuar akoma.
Si paraqitet bashkëpunimi me DRAP dhe oficerët e sigurisë në shkolla?.
Gjithashtu , takimet synonin të aktivizojnë një metode alternative të takimeve ( të cilat para periudhës së pandemisë kanë qenë periodike) me fokus kryesor zgjidhjen e problematikave të tyre në kohë distancimin fizik/social me anë të mjeteve teknologjike si një alternativë efektive për lehtësimin e një pjese të konsiderueshme të proceseve të tyre të punës si: komunikimet, zhvillimi i temave të ndërgjegjësimit në ambiente online dhe elementë të tjerë sipas axhendave përkatëse.

Pavarësisht vështirësive teknike, takimet u realizuan në kohë dhe shumica e pjesëtareve të ftuar arritën të merrnin pjesë në takim. Në takim u parashtruan problemet, dhe u identifikuan komisariatet të cilat nuk i kanë filluar ende zhvillimin e temave , për te cilat u dhanë këshilla për ti filluar temat në rakordim me zyrat vendore arsimore.

Në përfundim u ra dakord që këto takime të behën në mënyrë periodike , në javën e parë të muajit pasardhës.

Albanian