Takime Online me nivelin drejtues te DVP Elbasan dhe komisariateve përkatëse. – Programi SCPA

Takime Online me nivelin drejtues te DVP Elbasan dhe komisariateve përkatëse.

Gjate gjithë muajit nëntor , EMP në bashkëpunim me sektorin e Policimit në Komunitet në DPPSH ka organizuar takime të përjavshme me nivelin drejtues te DVP Pilot Elbasan si dhe the komisariateve të kësaj DVP-je Për arsye të zbatimit të protokollit të sigurisë për situatën pandemike Covid-19, takimet janë organizuar në platformën online “ Zoom” . Kjo gjë është bere e mundur dhe në sajë të pajisjes të të gjithë komisariateve të DVP Pilot Elbasan me laptopë të teknologjisë së fundit.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë ndjekja në baza periodike të zbatimit të ndryshimeve sipas planit të punës të projektuar nga Grupi i Punës të projektit të menaxhimit të ndryshimeve, i kryesuar nga Zv/Drejtori i DVP Pilot Elbasan.

Gjatë këtyre takimeve janë adresuar një sërë çështjesh që lidhen me zbatimin praktik të ndryshimeve si me poshtë:

· Sistemi I punës së NSPK-ve me dy turne dhe avantazhet e zbatimit të tij.

· Transferimi i disa detyrave nga NSPK-të tek OPP-të , aty ku është e mundur.

· Bashkëpunimi dhe koordinimi ne mes NSPK-ve , OPP-ve dhe Specialisteve të Hetimit të Krimeve në Zonën policore.

· Menaxhimi I veprimeve urgjente policore ne vend ngjarje nga OPP-te dhe raportimi ne sistem.

· Raportimi nga NSPK-e sipas formatit te raportit Ditor Cilësor .

· Analiza javore kumulative e raporteve ditore nga Shefi I rendit në Komisariat , etj.

Albanian