Takime ndërgjëgjesuese në Njësitë Administrative Tiranë në kuadër të Skemës së Granteve. – Programi SCPA

Takime ndërgjëgjesuese në Njësitë Administrative Tiranë në kuadër të Skemës së Granteve.

Në zbatim të projektit për Parandalimin e Krimit të Fshehur në Komunitet dhe Bashkëpunimit Polici – Njësi Administrative, Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane organizoi më 18 tetor 2020 në Qendrën Multifuksionale TEN një takim me 20 psikologë të shkollave të mesme të Tiranës, ku ishin të pranishëm edhe tre anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë. Sipas axhendës së përgatitur paraprakisht u diskutua për fenomene të tilla si dhuna në familje, bullizmi në shkolla në raport me punën e përditshme të psikologut dhe bashkëpunimit me policinë. U propozuan zgjidhje se si mund të përmirësohej situata aktuale si rritja e numrit të psikologëve në komisariate, trajnimi i mësuesve dhe psikologëve, përmirësimi i sistemit të raportimit, hapjen e qendrave të reabilitimit, rritje e ndërgjegjësimit dhe orëve edukative, shtimin e personelit në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve etj.

Në mbyllje përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të pranishëm në takim propozuan përfshirjen e disa kërkesave si për rritjen e buxhetit të strehimit për gratë e dhunuara dhe lobim të vazhueshëm për më tepër shërbime në përkujdesjen sociale.

Albanian