Në datë 14 prill 2022, shoqata “Jona” Sarandë, në bashkëpunim me sektorin e policimit në komunitet, pranë Komisariatit Delvinë, organizoi aktivitetin edukues, sensibilizues kundër dhunës me bazë gjinore, me të rinj dhe mësues të shkollës “Kosta Çavo” në Delvinë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe frymën e bashkëpunimit me policinë për parandalimin e dhunës në familje dhe në shkollë. Pjesmarrës në takim ishin oficerë të policimit në komunitet pranë komisariatit Delvinë, psikologia e shkollës, nxënës dhe mësues.Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e bashkëpunimit komunitet – polici për parandalimin e dhunës në familje”.